JOQ Albania
Home

Paralajmërimi i të resë që humbi ballin në aksident: Ja pse nuk duhet t’i mbani këmbët mbi kroskot
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 9:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e re, e cila mori lëndime serioze trupore pas një aksidenti, ka treguar rreziqet e mbajtjes së këmbëve në mbi kroskotin e makinës.

Kur ishte 22-vjeçe Gráinne Kealy ishte në një makinë që rrëshqiti në akull dhe u përplas ndërkohë që ajo po i mbante këmbët afër xhamit.

Menjëherë pas përplasjes u hap “airbag-u”, sipër të cilit ajo kishte këmbët, dhe i shkaktoi probleme serioze në fytyrë.

Airbag-u i përplasi këmbët e Gráinne direkt e në fytyrën e saj duke e lënë atë me kocka të thyera në të gjithë fytyrën.

Ajo shpjegoi për LADbible:

Këmbët e mia ishin sipër airbag-ut, dhe unë tashmë e di që ai hapet me shpejtësi..Si pasojë e forcës së airbag-ut këmbët mu përplasën e me fuqi pas fytyrës. Mu thye pothuajse çdo kockë në fytyrë. Pata rrjedhje lëngjesh nga truri si dhe humba dy dhëmbë.”