JOQ Albania
Home

Detaje/ “Kaubojsi” iu kundërpërgjigj, pronari i resortit të kuajve që e ekzekutuan dje kishte armë në brez
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/03/2019 9:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ku u ekzekutuan në derë të shtëpisë vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali ka tronditur ditën e djeshme opinionin publik.

Ata janë ekzekutuar para derës së banesës së tyre me breshëri kallashnikovi. Sipas burimeve për JOQ Albania, autorët kanë trokitur në derë dhe sapo e kanë hapur, i kanë qëlluar me automatik brenda oborrit të shtëpisë.

Por detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Është mësuar se njëri prej vëllezërve, Astrit Bilali ka qenë i armatosur dhe i është kundërpërgjigjur autorëve duke shtënë e armë me armë zjarri disa herë drejt tyre. Policia ka marrë në pyetje mbi 30 persona në lidhje me ngjarjen, por nuk ka ende asnjë autor të dyshuar.

Vrasja ndodhi në zonën e Zooteknikës, në lagjen “Kir”, perimetri i njohur si “zona e familjes Lici”, në hasmëri me familjen Bajri. Dyshohet se kanë qenë të paktën dy autorë të maskuar, të cilët kanë shtirë të paktën 10 plumba drejt “shënjestrave”.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende, por dyshohet për përplasje bandash dhe hakmarrje të vjetra midis familjeve në qytetin verior.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-boksierit shkodran, një prej personave në listën e implikuarve të grupit “Bajri”.

Bilali është djali i pronarit të resortit të kuajve, Astrit Bilali i cili mbeti viktimë ditën e sotme dhe nipi i Ibrahim Bilalit ish-kampion hipizmi, gjithashtu viktimë nga ky atentat.