JOQ Albania
Home

U fut në një makinë të panjohur, studentja gjendet disa ditë më vonë e vdekur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente që ishte shpallur e humbur është gjetur pa shenja jete dy ditë më vonë.

21-vjeçarja Samantha Josephson u shpall e humbur të premten herët në Karolinën e Jugut dhe tashmë autoritet njoftuan se kanë gjetur trupin e saj të pajetë.

Thuhet se studentja ishte duke u larguar për në shtëpi pasi kishte dalë me miqtë dhe po priste shoferin e saj Uber.

Por, si duket të vend të makinës që porositi, ajo ishte futur në një makinë të panjohur pasi makina që ajo porositi erdhi disa sekonda pasi Josephson ishte nisur.

Nuk dihet ende sesi studentja ka ndërruar jetë dhe as se ku dhe si është gjendur trupi i saj.