JOQ Albania
Home

Së shpejti do “pushtojë” dyqanet, “Lordi i Drogës” sjell nga burgu linjën e tij të veshjeve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 11:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Joaquin ‘El Chapo’ Guzman thuhet se po bëhet gati që të hedhë në treg një linjë veshjesh që nga burgu.

Veshjet të cilat vijnë me emrin dhe nënshkrimin e “Lordit të Drogës” pritet që të jenë të disponueshme në dyqane nëpër SHBA dhe Meksikë këtë verë.

Sipas CNN, El Chapo nënshkroi mbi të drejtat për emrin dhe firmën e tij tek një kompani me përgjegjësi të kufizuar (LLC) nga brenda qelisë së tij.

Guzman u dënua me 10 akuza për drejtimin e një ndërmarrjeje kriminale dhe akuza të tjera të lidhura me drogën në një gjykatë në Nju Jork në shkurt.

Avokati i El Chapo, Mariel Colon Miro tha se kompania e titulluar "El Chapo Guzman: JGL LLC" do të nisë linjën e veshjeve këtë verë.

Ajo që do të udhëheqë markën e re të rrobave do të jetë bashkëshortja e Guzmanit, Emma Coronel. JOQ Albania