JOQ Albania
Home

Bëri gafën e pabesueshme ndaj Sampdorias, ja reagimi prekës i Donarumës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/03/2019 11:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani u mposht mbrëmjen e djeshme transfertë ndaj Sampdorias.

Kuqezinjtë e Gatuzos dolën të humbur me shifrat 1-0, me një gol të shënuar që në sekondën e 33-të, nga Defrel.

Në fakt folin ia fali portieri Donaruma, i cili në përpjekje për të larguar topin, atë ia përplasi tek këmbët e tij dhe sfera përfundoi në rrjetë.

Kjo gafë e portierit 20-vjeçar i kushtoi humbjen e dytë rradhazi Milanit në kampionat.

Pas ndeshjes, Donaruma ka qenë i tronditur.

Ai ka shpërthyer në lot dhe ka dalë para tifozëve të Milanit duke iu kërkuar falje.