JOQ Albania
Home

Mashtruan për 20 vite policinë me patentën, ky është detaji që i “tradhtoi” vëllezërit binjakë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy vëllezër kanë përdorur të njëjtën patentë për 20 vite me radhë pa u kuptuar nga policia.

Vëllezërit Yan nga provinca Heilongjiang më Kinë kishin përdorur patentën e të më të voglit për disa vite me radhë.

Ata vazhduan të mbanin patentën derisa në vitin 2017 ju pezullua leja për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

Jo shumë vonë pas kësaj edhe vëllait të madh iu mor leja e drejtimit për të njëjtën arsye.

Gjithsesi, vëllezërit Yan nuk u dorëzuan.

Vëllai i vogël arriti ta merrte sërish patentën e tij dhe të dy nisën të përdornin të njëjtën patentë.

Por, edhe pse ata të dy ngjajnë si dy pika uji, është vetëm një tipar që i dallon nga njëri-tjetri. Vëllai i vogël ka flokë të dendur ndërsa të madhit kanë nisur t’i bien.

Kështu një ditë kur policia e ndaloi të madhin, pasi pa në patentë foton e kuptoi të gjithë lojën. Vëllai i madh përfundoi me një gjobë prej 2,000 yuan-ësh si dhe ndodhen nën hetim nga policia. JOQ Albania