JOQ Albania
Home

Ekzekutimi me breshëri plumbash i vëllezërve Bilali në derë të shtëpisë, shoqërohen mbi 15 persona
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 11:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku dy vëllezërit Bilali u ekzekutuan me armë zjarri te dera e shtëpisë.

Sipas policisë, njëri prej viktimave, 59-vjeçari Astrit Bilali ka qenë i armatosur dhe i është kundërpërgjigjur autorëve.

Ky fakt përforcohet edhe më shumë, pasi pranë trupit të viktimës është gjetur pistoleta dhe gëzhojat.

Për mjetin që është gjetur i djegur policia ka sqaruar se është deklaruar i vjedhur që në dhjetor të 2018-ës.

Brenda mjetit të djegur është gjetur edhe arma që është përdorur për vrasjen e vëllezërve.

Si të dyshuar për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 15 persona, por nuk janë identifikuar akoma autorët.

Ngjarja e djeshme është vazhdimi i një kalvari të gjatë vrasjesh që kanë mbërthyer Shkodrën vitin e fundit, ku janë regjistruar 11 viktima dhe dy të zhdukur.