JOQ Albania
Home

E padëgjuar në Vlorë/ Djali i vë tritolin të atit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/03/2019 14:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme një sasi lënde eksplozive shpërtheu në banesën e F.O në qytetin e Vlorës.

Fatmirësisht nuk janë shënuar dëmtime të tjera përveç disa dëmeve materiale.

Ditën e sotme policia ka raportuar se autor i dyshuar i ngjarjes është E.O, i biri i pronarit të banesës.

Raportohet se i biri i ka vënë tritol në derë babait të tij për motive pronësie dhe disa konflikteve të vazhdueshme midis tyre.

E.O është shpallur në kërkim nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 00:40 të datës 30 mars 2019, ku në oborrin e banesës së shtetasit F. O., ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla materiale, pas hetimeve intensive të Policisë së Vlorës është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, motivit të saj, si dhe identifikimi e shpallja në kërkim e autorit të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kyera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i shtetasit F. O., (shtetasi E. O.,).

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. O., të shpallur në kërkim, njoftoi Policia e Vlorës, ndërsa materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.