JOQ Albania
Home

Parlamentari i lartë gjerman “fshikullon” Ramën: Zgjedhjet e reja të nevojshme për sigurinë e familjeve shqiptare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 14:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, e rendiste Shqipërinë si një vend tranzit në rritje, për drogat e forta.

Edhe për ndërkombëtarët ky raport ishte mjaft shqetësues, pasi kanë shpërthyer në kritika kundër qeverisë shqiptare.

Ka qenë Kryetari i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së në Gjermani, Martin Henze, i cili ka ngritur zërin për korrupsionin në të gjitha sektorët e qeverisë.

Ai ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri, të cilat do të qetësonin edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas Henze në Shqipëri nuk është problem vetëm kthimi në një qendër për trafikimin e drogës, por edhe ekonomia e lartë informale, pastrimi i parave, kriminaliteti i shtuar dhe papunësia e lartë.

Ai shkruan

Qeveria socialiste e Ramës do të jetë një problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare. Korrupsioni në Shqipëri në të gjitha sektorët e qeverisë socialiste, Shqipëria është një qendër për trafikimin e drogës, kriminalitetin e rritur, ekonominë e lartë informale, pastrimin e parave të aktiviteteve kriminale, papunësinë e lartë. Zgjedhjet e reja janë të nevojshme në Shqipëri për sigurinë e familjeve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar.