JOQ Albania
Home

Miratohet ligji/ Tashmë pronarët e shtëpive në Itali mund të përdorin armët ndaj grabitësve
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 19:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në shtetin fqinj të Shqipërisë, në Itali janë të panumërta rastet e graitjes së shtëpive. Është një fenomen që asgjë nuk e ka ndalur, por pas miratimit të një ligji së fundmi, grabitësit do mendohen më shumë se dy herë për të bastisur shtëpitë e italianëve.

Senati italian ka miratuar ligjin e ri legjitim të mbrojtjes këtë javë, duke liberalizuar kodin e mëparshëm të vetëmbrojtjes dhe duke u lejuar qytetarëve më shumë mundësi për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga vjedhësit dhe grabitësit me armë.

Reforma e cila modifikon nenin 52 të kodit penal italian, tani lejon italianët të përdorin “një armë të ligjshme” për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes së tyre, duke zvogëluar mundësitë që qytetarët të përballen me ndjekje penale në rast se qëllojnë dikë që i grabit brenda banese.

Këto ndryshime u përgëzuan edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i cili e ka kërkuar me kohë miratimin e këtij ligji.

Salvini u shpreh:

Është një ditë e bukur për italianët, në të cilën sanksionohet e drejta për vetëmbrojtje.”

Më parë, udhëheqësi i “Legas” kishte ofruar madje edhe pagesën e shpenzimeve ligjore të atyre që përballeshin me ndjekje penale për përdorimin e forcës për të mbrojtur shtëpitë e tyre.