JOQ Albania
Home

Panik në Vlorë/ Banorët gjejnë një pako të dyshimtë në mes të lagjes, policia rrethon zonën
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 31/03/2019 19:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pako e dyshimtë në mes të rrugës bëri që banorët e lagjes "10 Korriku" në Vlorë të telefononin policinë.

Policia ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur edhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve në këtë zonë. Dyshohet se pakoja është lëndë eksplozive, ndërsa policia ka ndaluar lëvizjen e çdo qytetari e mjeti në afërsi të vendngjarjes.

Dyshohet se pakoja mund të ketë rëndë nga ndonjë mjet në lëvizje. Priten ekspertë nga Tirana për të bërë ekspertimin e pakos së dyshimtë.

Foto Ilustruese