JOQ Albania
Home

Ndryshimi i orës, ja si reagon trupi ynë pas ndërrimit të akrepave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej ditës së sotme, bota është zgjuar me orën e Tokës.

Akrepat e orës kanë lëvizur 60 minuta përpara dhe, sipas ekspertëve, ndryshimi ndikon edhe në organizmin tonë dhe në mënyrën sesi ne sillemi.

Sipas mjekëve, ndryshimi i orës ndikon në rritjen e stresit, lodhjen e përgjithshme si dhe në nivelin e përqendrimit.

Edhe pse mund të duket sikur 60 minuta janë pak, organizmi i njeriut e ndjen menjëherë ndryshimin. Pasojat ndihen disa ditë,. Koha që duhet për kapjen e ritmit të ri mendohet të jetë nga 7 deri në 10 ditë.

Sipas disa studimeve, ata që e ndiejnë më shumë ndryshimin janë fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas disa studimeve, është vënë re gjithashtu një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve rrugore, më së shumti të hënën e parë pas fundjavës së ndërrimit të orës.

Për ta përballuar më lehtë ndryshimin, mjekët sygjerojnë që të flini pak më herët se zakonisht derisa ora juaj biologjike të mësohet me rutinën e re.