JOQ Albania
Home

Dy makina përplasen fuqishëm/ Ndërron jetë një person, katër të tjerë me urgjencë në spital
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 23:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Prizer-Gjakovë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ambulanca erdhi menjëherë në vendngjarje dhe bëri transportimin e të plagosurve në spitalin e Gjakovës.

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.