JOQ Albania
Home

Zbulohet identiteti i shqiptarit nga Puka që masakruan në Spanjë, i prenë gishtat dhe veshin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/04/2019 8:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në Spanjë, ku u ekzekutua me plumb në kokë një shqiptar. Mediat spanjolle bëjnë me dije se trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mes mbeturinave pranë lumit Guadalentin në rajonin e Totana-s në qytetin e Mursias.

Ndërsa të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit. Viktima është identifikuar si Dedë Dokaj, 44 vjeç me origjinë nga Puka ndërsa mediat spanjolle kanë publikuar edhe një foto të tij.

Një banor i zonës ngriti alarmin pasi kishte parë një makinë, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi që prej të hënës së kaluar. Sipas policisë spanjolle, shqiptari punonte bodyguard në një klub nate dhe jetonte në qytetin Puerto de Mazarron.

Sipas mediave spanjolle, pas përfundimit të autopsisë në trupin e të ndjerit, është zbuluar se ndaj shqiptarit 44-vjeçar është ushtruar torturë brutale nga disa burra.

Ata i kanë prerë gishtin e njërës dorë, i kanë shkulur thonjtë e këmbëve, si dhe i kanë prerë një pjesë të veshit. Të dhënat e para të Gardës Civile thonë se vrasja e ndodhur në shtratin e lumit Guadalentín, në Totana, është e tipit mafioz dhe mbase ka ndodhur për larje hesapesh.

Vrasja me një plumb në kokë, i çojnë hetuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një vrasje gjakftohtë nga profesionistë.

Hetuesit dyshojnë se viktima mund të jetë torturuar në mënyrë të tmerrshme për orë të tëra në një shtëpi të vetmuar dhe është e mundur që vendi ku u gjet në shtrat të lumit është vetëm një zonë e zgjedhur për të hequr qafe trupin dhe automjetin me të cilin ishte zhvendosur.

46- vjeçari ka punuar për vite të tëra si badigard në klubet e natës, prandaj hetimi kryesor po përqendrohet tek kontaktet dhe marrëdhëniet që mund të ketë pasur gjatë punës së tij duke fituar armiqësinë e njerëzve të lidhur me krimin e organizuar.