JOQ Albania
Home

Nota të këqija në shkollë, babai e dënon aty ku i dhëmb më shumë: Do shkatërrosh PlayStation me duart e tua!
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/04/2019 10:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një baba ishte lodhur duke e paralajmëruar të birin që duhet të mësonte dhe jo ta shpenzonte kohën në celular apo duke luajtur me lojëra elektronike.

Kështu, kur një ditë mori vesh që i biri kishte dalë keq me notat në shkollë, Tre Cosby vendosi që t’i jepte një mësim të mirë djalit të tij të vogël.

Dhe, për fatin e keq të fëmijës, çdo gjë u filmua dhe u shpërnda në YouTube.

Cosby e detyroi të birin që ta shkatërronte me duart e tij “lodrën” e preferuar, një PlayStation 4.

Si fillim ai i tha të birit që t’i gjuante me një shufër metalike, por si duket djalit, që nuk i mbante dot as lotët, i dhimbsej dhe i gjuante fare lehtë.

Kështu, Cosby mori një gru të madh dhe ia lëshoi pajisjes elektronike sipër. Gjithsesi, nuk e la me kaq.

Si për t’i dhënë dorën e fundit, Tre e mori PlayStation, e vuri poshtë gomës së makinës dhe i kaloi dy herë sipër.

Të gjitha këto ndodhën ndërsa i biri shikonte me zemër të thyer. Ndoshta herës tjetër do mendohet dy herë para se t’i neglizhojë mësimet. JOQ Albania