JOQ Albania
Home

Në listë biznesmenë të fuqishëm/ Këta janë konsujt e nderit që do u hiqen targat diplomatike
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/04/2019 11:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat. Ai ka folur në lidhje me konsujt e nderit dhe automjetet që ata udhëtojnë.

Cakaj është shprehur se janë 38 konsuj nderi që udhëtojnë me privilegje diplomatike, me targa CD që e ka konsideruar shkelje të ligjit.

Ai ka njoftuar heqjen e targave privilegjuese në kuadrin diplomatik dhe ka shtuar se do të merren masa për zëvendësimin e tyre me targa të zakonshme që do të kenë një shenjë dalluese.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur në vend, nisur nga disa biznesmenë të fuqishëm e oligarkë e deri tek emra të propozuar për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.

Ndër ta bien në sy Zamir Mane konsull nderi në Tajlandë, Nikolin Jaka konsull nderi në Tunizi, Avni Ponari konsull nderi në Japoni, Rudolf Xhillari konsull nderi në Izrael etj.