JOQ Albania
Home

Rooney nuk është plakur, shënon gol të çmendur nga një kënd i pabesueshëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/04/2019 12:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wayne Rooney vazhdon të jetë aktiv në futbollin e luajtur, madje gëzon një formë të jashtëzakonshme.

Aktualisht, sulmuesi anglez aktivizohet me skuadrën e DC United në kampionatin amerikan.

Në ndeshjen e fundit ndaj Orlandos, Rooney i ka surprizuar të gjithë me golin spektakolar të shënuar nga goditja e dënimit.

33-vjeçari ka lëshuar një perlë nga një kend tepër i vështirë shumë cafër vijës fundore, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portierit kundërshtar.

Pamjet kanë bërë me shpejtësi xhiron e internetit.