JOQ Albania
Home

Tenderat/ Balluku e Manastirliu me shokë, 230 MLN € dëm buxhetit të shtetit me prokurimet publike
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/06/2020 19:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hartuar një raport në të cilin përllogaritet dëmi ekonomik që institucionet qendrore dhe lokale i kanë shkaktuar shtetit për shkak të shkeljeve financiare.

Në raport përfshihen 192 subjekte nga institucionet qendrore dhe vendore dhe dëmi shkon në 230 milion euro. KLSH merr në konsideratë vetëm prokurimet publike me një kandidat, të cilat përbëjnë 33% të totalit në vitin 2018.

Në këtë hark kohor janë kryer 8400 procedura tederimesh, që arrijnë shifrën e 800,000 lekëve, por 35,214,459,376 lekë i ka marrë një fitues, i cili nuk ka patur konkurrent në prokurim.

Më problematike nga institucionet shtetërore janë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Belinda Balluku), Operatori i Sistemit të Transmetimit (Skerdi Drenova), ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (Ogerta Manastirliu); Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Benet Beci), Albcontrol Sha (Mina Kusta), të cilat kanë prokuruar 75% të fondeve duke përfshirë vetëm një pjesëmarrës në garë.

Sipas KLSH, kjo çon në krijimin e monopoleve në tregun e prokurimeve publike dhe ul konkurrencën e pjesëmarrësve si dhe përdorimin efektiv të fondeve publike.

KLSH shton gjithshtu se këtë gjë e ka favorizuar edhe paqartësia e legjislacionit përkatës në përllogaritjen e fondit limit. Ky evazion është konstatuar në çdo institucion qendror dhe vendor, dhe janë anuluar 20 procedura prokurimesh, duke çuar kështu në përcaktimin e fituesit, pasi konkurrenti është i vetëm.