JOQ Albania
Home

Qeveria vazhdon të rrjepë shqiptarët! Taksë për të kaluar në Tunelin e Llogarasë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19/06/2020 15:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hapja e një koncesioni ndërkombëtar u njoftua nga MIE ditën e sotme për atë që do të fitojë hartimin e projektit inxhinierik për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Ministrja Balluku tha:

Ky do të jetë një tunel që pas ndërtimit do të kërkojë mbështetje financiare edhe nga përdoruesit duke aplikuar tarifë minimale. Kjo do të ndihmojë të paguajë sasinë e parave që do të vendosen për ndërtimin e tunelit.

Sipas atyre që deklaruan sot Rama dhe Balluku projekti i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë do të financohet nga qeveria dhe kjo sipas liderit dhe ministreshës së Infrastrukturës, kërkon mbështetje financiare nga përdoruesit duke shtuar aplikimin e një takse.

Rama u shpreh se faza e dytë, ajo e ndërtimit të tunelit “do të ndërtohet nga kompani vendase që kanë eksperiencën për ndërtimin e veprave komplekse.”

Në maj të 2019-ës qeveria njoftoi edhe dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës, ku qytetarëve do t’u duhej të paguanin një tarifë për të kaluar.