JOQ Albania
Home

I bëri të gjithë çunat shqiptarë ZDRROMSA, bar-kafeja në Shqipëri proteston në mënyrë epike ndaj Veliajt
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/06/2020 16:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditët e fundit ka qarkulluar bujshëm në rrjet një “deklaratë” e kryetarit të bashkisë Tiranë mbi perceptimin e tij mbi meshkujt e Shqipërisë.

“Vajzat në Shqipëri janë më të ftilluara, çunat shqiptarë janë zdromsa komplet”,-shprehet ky i fundit.

Natyrisht që reagimet kanë qenë të ndryshme, dikush i irrituar, dikush duke tallur e të tjerë duke qeshur. Reagimi i meshkujve të Elbasanit duket se ka “thyer” rrjetin duke vendosur fytyrën e Veliajt në një trup vajze dhe posterat i kanë ngjitur në xhamat e bar-kafesë së tyre. Nëpërmjet kësaj fotoje të fotoshopuar, në vetvete shfaqen edhe pakënaqësitë e popullit si dhe autoriteti i dobët i një figurë publike.

A ka vlerë opinion i një pushtetari me këtë afrimitet qesharak me bashkëqytetarët e tij, stereotipizim i gjinisë mashkullore shqiptare, për më tepër kur ky paragjykim i etiketuar negativisht vjen nga kryetari i bashkisë Tiranë?

Protesta plot satirë e djemve të Elbasanit dhe jo vetëm, ndoshta janë çelësi i përgjigjeve tona!