JOQ Albania
Home

Jeremy Menez i surprizon të gjithë, kthehet sërish në futbollin italian
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/06/2020 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-sulmuesi i Milanit, Romës dhe Paris Saint-Germainit, Jeremy Menez është rikthyer edhe njëherë tjetër në futbollin italian.

Futbollisti francez ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin Regginës, që sapo është ngjitur në Serie B.

33-vjeçari së fundmi kishte ndërprerë kontratën me klubin Paris FC, pasi kishte arritur marrëveshje paraprake me Regginan.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit italian, Luca Gallo, i cili u shpreh i lumtur për këtë afrim të rëndësishëm në merkato.

Gallo tha:

Tashmë mund të konfirmoj që Jeremy Menez është një lojtar i Regginas, ne jemi pajtuar për një kontratë 3-vjeçare. Jemi të lumtur dhe besojmë te eksperienca e tij."