JOQ Albania
Home

Kaos në Turqi, presidenti i Trabzonsporit futet në fushë dhe sulmon kundërshtarin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/06/2020 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një situatë kaotike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kampionatin turk të futbollit në ndeshjen mes Alanjaspor -Trabzonspor, e cila u mbyll në barazim 2-2.

Pikërisht ky barazim dëmton së tepërmi, Trabzonsporin, i cili me një fitore barazonte me pikë Bashaksehirin në krye të tabelës.

Megjithatë një gol i Bakasteas për Alanjasporin në minutën e 95’, që barazoi shifrat bëri që të shpërthejë kaosi në stadium.

Presidenti i Trabzonsporit nuk është përmbajtur, teksa është futur menjëherë në fushë dhe është nisur me vrap për të goditur trajnerin e Alanjasporit, për është ndalur në momentin e fundit.

Pas kësaj kanë nisur përplasjet mes pjesëtarëve të dy klubeve, ku nuk munguan edhe grushtet.

Gjithashtu në minutën e 80’ gjyqtari i takimit ndëshkoi me karton të kuq nga një lojtar të secilit ekip, pas përplasjeve në fushë.