JOQ Albania
Home

Gati marrëveshja, Barcelona dhe Juventusi shkëmbejnë lojtarët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/06/2020 14:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi dhe Barcelona janë afër një marrëveshje shkëmbimi midis Miralem Pjanic dhe Arthur Melo.

Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pretendon se negociatat po shkojnë shpejt drejt përfundimit dhe të dy gjigantët supozohet se kanë arritur marrëveshjen.

Sipas Di Marzios, Pjanic është vlerësuar në 60 milionë dhe Arthur rreth 75 milionë, ndaj Juventus duhet të shtojë bonuse rreth 10 milionë euro.

‘OK-i’ përfundimtar nga mesfushori brazilian nuk ka mbërritur ende dhe raportet kanë pretenduar se ylli i Barcelonës ka qenë i pasigurt rreth këtij shkëmbimi.

Megjithatë, Di Marzio pretendon se ai është bindur me kalimin e kohës dhe duket i vendosur të pranojë një transferim te kampionët e Italisë.