JOQ Albania
Home

Sherr mes Griezmmann dhe Messit, trajneri shmang përplasjen fizike
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/06/2020 17:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që kur sulmuesi francez, Antonie Griezmmann u transferua te Barcelona, raporti me kapitenin e katalanasve, Lionel Messinnuk mbërriti kurrë në nivelin e dy shokëve normalë skuadre.

Që nga pozicionet e tyre në fushë, deri te dialogu i munguar sa u përket pasimeve, e konfirmojnë marrëdhënien e vështirë që dy prej lojtarëve kryesorë të kampionëve të Spanjës kanë në mënyrë reciproke.

Në fushë, thuajse injorohen dhe tashmë vjen lajmi se e njëjta gjë ndodh edhe në qendrën stërvitore. Sipas “Diario Gol”, dy sulmuesit e Setienit për pak sa nuk kanë pasur një përplasje fizike gjatë seancës së fundit stërvitore përpara ndeshjes me Atletik Bilbaon.

Dhe është dashur ndërhyrja e trajnerit Kike Setien dhe disa pjesëtarëve të tjerë të stafit për të shmangur grushtet.

Mesa duket, në ekip nuk ka vend për të dy dhe ndoshta njëri prej tyre do të largohet patjetër në merkaton e verës. Të presim e të shohim çfarë do ndodhë.