JOQ Albania
Home

Po mbush 50-vjeç/ Legjenda e WWE, The Great Khali ka ende trupin e një djaloshi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/06/2020 18:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E mbani mend legjendën e WWE. The Great Khali? Emri i vërtetë i tij është Dalip Singh Rana dhe ishte indiani i parë që arriti të futej në WWE dhe të fitonte titullin në vitin 2007.

Ai debutoi në vitin 2006 në SmackDown, në një takim të zjarrtë ndaj Undertaker. Khali u pensionua në vitin 2014 nga WWE, por i surprizoi të gjithë teksa u rikthye në vitin 2017 për të ndihmuar Jinder Mahal në mposhtjen e Randy Orton në mënyrë që të mbronte titullin.

Së fundmi 48-vjeçari ka postuar një foto në rrjetet sociale duke treguar fizikun e tij të mahnitshëm. Sportskeeda shkruan Khali e fillon ditën me një lëng portokalli, dy gota me qumësht, tetë veze dhe 100 gram fruta të përziera.

Nga kjo recetë, indiani duket si në fillimet e tij në WWE, pasi trupi i tij është me muskuj të dalluar, aq sa do e kishte zili edhe një 20-vjeçar.