JOQ Albania
Home

McGregor sulmon Khabib: Gënjeu për infektimin e babait, zoti sheh gjithçka
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/06/2020 11:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse i tërhequr nga sporti, Conor McGregor vazhdon të bëjë lprodhojë lajm me deklaratat e tij, sidomos kur ato shkojnë në drejtim të kampionit të botës në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov.

Kjo tregon se marrëdhënia e irlandezit me rusin vazhdon të jetë e tensionuar edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë që nga sfida mes tyre.

McGregor së fundi bëri bujë me një koment jo shumë të përshtatshëm, për babanë e Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, i cili prej dy muajsh po lufton me vdekjen, i prekur pikërisht nga koronavirusi.

McGregor shkruan:

Mendoj se sëmundja e Abdulmanap është thjesht një mashtrim, një sajesë për të shtyrë sa më shumë duelet e Khabib dhe ai të mos ngjitet në kafaz. Fat të mbarë, por mos harro, zoti sheh gjithçka.”

Kujtojmë që Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib vuan dhe nga sëmundje shoqëruse si zemra dhe veshkat, ndaj gjendja e tij nuk është aspak e mirë.