JOQ Albania
Home

19-vjeçari japonez turpëron keq dy yjet e Real Madridit me lëvizjet e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/06/2020 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Takefusa Kubo është një nga talentet më me prespektivë në botën e futbollit. 19-vjeçari japonez është në huazim te Mallorca nga Real Madrid dhe po tregon formë shumë të mirë këtë sezon.

Kubo luajti 90 minutat të plota për Mallorcan mbrëmë në humbjen 2-0 ndaj Real Madridit. Skuadra e tij aktuale pësoi humbje, por japonezi me siguri i ka bërë përshtypje klubit që zotëron kartonin e tij.

Ai bëri driblime dhe lëvizje pafund në fushën e lojës duke i mrekulluar të gjithë. Ishte një moment kur Kubo i bëri, Sergio Ramosin dhe Ferland Mendyn të duken si amatorë Mënyra se si ai kalon të dy të kujton një Lionel Messi të ri.

Me 28 paraqitjet e tij në La Liga, 19-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tre herë, por janë driblimet e tij që me të vërtetë kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura.