JOQ Albania
Home

Matematikisht kampionë, reagon Klopp: Ja dedikoj Kenny Dalglish dhe Steven Gerrard
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/06/2020 0:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja e Manchester Cityt ndaj Chelseat, bëri që Liverpooli të festojë sonte zyrtarisht titullin e kampionit në Premier League, pas 30 viteve pritje.

Një nga njerëzit që ka më shumë merita për këtë triumf, padyshim se është trajneri gjerman, Jurgen Klopp.Klopp së fundmi ka dhënë një deklaratë, ku edhe ka treguar se kujt në veçanti ia dedikon këtë titull të kampionit.

Gjermani u shpreh shkurtimisht:

Ky titull është për Kenny (Dalglish), duhej të prisje për këtë. Stevie, edhe për ty! Unë e di se sa shumë ka vlerë ky titull për të gjithë.

Klopp kishte premtuar titullin që 4 vite më parë dhe një gjë të tillë arriti ta bënte realitet. Ai është shndërruar prej kohësh një idhull për gjithë tifozët e Liverpoolit.