JOQ Albania
Home

Dyfytyrësia e Lali Lekut/ Thotë se uji i çezmës pihet, por për vete harxhon miliona për ujë të ambalazhuar
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26/06/2020 22:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I paparë Lali Leku, apo Lali Zdromsi, siç kanë filluar ta thërrasin të gjithë kohët e fundit. Aftësia e tij për të manipuluar dhe për të propaganduar çdo mashtrim të mundshëm si punë e bërë, njihet tashmë nga i madh e i vogël. Nëse ka një njeri i cili kujdeset më shumë për fotografitë apo videot sesa për punën që bëhet, ai është padyshim Lali Leku. Niveli i tij i propagandës është në nivele aq të larta, saqë e kalon cakun e propagandës dhe shndërrohet në dyfytyrësi.

I tillë është rasti i ujit të pijshëm që furnizon çezmat e shtëpive të kryeqytetit. Pa përmendur ardhjen e ujit me orar në mes të Tiranës, që është një turp më vete krahasuar me gjithë vendet e Europës, cilësia e ujit të pijshëm që rrjedh në çezmat e kryeqytetasve është e një niveli të tillë saqë shumë familje e përdorin vetëm për të larë rrobat. Kjo sepse askush nuk ka besim t’ua japë për ta pirë fëmijëve apo personave të moshës së tretë në familje, dhe pothuaj të gjithë detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar. Pra përveçse paguajnë tarifat e kripura të faturës së ujit, qytetarët e Tiranës detyrohen të blejnë edhe ujë të ambalazhuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Madje jo vetëm kaq, por rezulton se edhe vetë Erion Veliaj dhe stafi i tij në Bashkinë e Tiranës konsumojnë ujë të ambalazhuar. Kështu nëpërmjet një tenderi me numër reference REF-54348-03-12-2020 dhe me objekt “Blerje ujë i pijshëm”, Bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 20 milionë lekë të vjetra me TVSH për blerje uji të pijshëm tek kompania “Lajthiza Invest” sh.a. me pronare me letra Lavdije Elezaj.

Por pikërisht këtu lind paradoksi. Sepse vetë Erion Veliaj është shprehur se uji është i klorinuar dhe brenda të gjitha parametrave për t’u pirë. Pra nëse është kështu, atëherë Lali Zdromsi po shpërdoron paratë e qytetarëve të Tiranës për të blërë ujë të ambalazhuar në një kohë që uji që rrjedh nga çezma është tërësisht i pijshëm dhe brenda parametrave. Për këtë duhet që t’i hapen dyert e burgut. Ose pastaj është alternativa e dytë, që Lali Leku ka mashtruar qytetarët e Tiranës duke u shprehur sa për propagandë se uji është i pijshëm kur në fakt nuk është. Lali tashmë duhet të zgjedhë, ose është një mashtrues me dy fytyra, ose është një batakçi që po shpërdoron lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ju si mendoni?