JOQ Albania
Home

Laert Duraj i Postës Shqiptare  nuk i ndahet lekut, 23 milionë lekë për printim e fotokopje
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27/06/2020 22:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Laerti i Postës Shqiptare godet përsëri! Pasi nuk i mjaftuan miliona lekë për tendera abuzues nga më të ndryshmit, tashmë duket se Drejtori i Postës Shqiptare ka gjetur mundësinë që të përfitojë disa para edhe për “të hequr kafet” e ditës.

E themi këtë duke patur parasysh shifrën relativisht të vogël, krahasuar me tenderat e tjerë që ai ka organizuar. Në rastin konkret bëhet fjalë për shërbim printimi dhe fotokopje.

Për këtë shërbim Laerti ka vendosur që të harxhojë rreth 23 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përgjithësisht, tenderat me printera dhe fotokopje, janë një mënyrë e mirë për të përfituar para për xhepat personalë. Kjo, pasi nuk ka logjikë që të organizosh tender për printer e fotokopje kur fare mirë mund të përdorësh printerat dhe fotokopjet ekzistuese.

Edhe nëse ato janë me defekt, rregullimi i tyre nuk kërkon ndonjë vështirësi të madhe, madje është më kosto-efektiv sesa të blihen pajisje të reja. Objekti i tenderit është shkruar në mënyrë të tillë që të lë të kuptosh se bëhet fjalë për shërbim printimi dhe fotokopjimi, por në fakt nëse hulumton të dhënat teknike të tenderit, zbulon se Laerti paska nevojë të blejë jo pak por 25 copë printera e fotokopje për institucionin.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-58497-05-19-2020 dhe me objekt “Shërbim printimi dhe fotokopje”. Në garë kanë marrë pjesë 3 kompani, dhe fituese është shpallur SINTEZA CO me pronar dhe administrator Shkelqim Dino.

Duket se edhe kësaj rradhe Laerti ka gjetur mënyrën për të përfituar disa miliona të tjera shtesë duke blerë printera e fotokopje të reja.