JOQ Albania
Home

Ronaldinho përgatit rikthimin në futboll, do i bashkohet ekipit të Maradonës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/06/2020 10:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ikona braziliane e futbollit, Ronaldinho, nuk po kalon momentet më të mira në jetën e tij, pasi prej disa muajsh është në telashe me autoritetet shtetërore.

Ish lojtari i Barcelonës qëndron arrest shtëpie, por pasi të kryej këtë detyrim, ai do të synojë rikthimin në fushat e blerta.

Sipas raportimeve, braziliani do t’i bashkohet skuadrës që drejton Diego Armando Maradona, Gimnasia y Esgrima La Plata.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 ka qenë jashtë lojës së futbollit prej 5 vitesh, pasi i jepte fund me Fluminese.

Deri më tani, ai ka luajtur vetëm disa ndeshje bamirësie në futsallë, ndërsa po planifikon një rikthim të bujshëm në futbollin argjentinas.