JOQ Albania
Home

Tottit i humb “Rolexi” me vlerë, iu bën thirrje tifozëve ta gjejnë dhe t’ia kthejnë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/06/2020 12:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjendës së Romës, Françesko Totit i ka humbur një send me vlerë dhe shumë i veçantë për jetën e tij.

Atij i ka humbur një orë të cilën po e kërkon dëshpërimisht. Legjenda e Romës ka bërë një thirrje në rrjetet sociale për të gjetur “Rolexin” që ka humbur.

Në një postim të shpërndarë edhe nga bashkëshortja e tij, Ilari Blazi, kapiteni synon të prekë në sedër fatlumin që e ka gjetur sendin, që për të është shumë i rëndësishëm.

Ai shkruan:

Djem, kam humbur orën time me të cilën kam qenë shumë i lidhur dhe kam ndarë tërë karrierën time. U bëj thirrje të gjithëve me shpresën se mund ta gjeni. E di që është pothuajse e pamundur, por përpjekja nuk bën dëm. Është një ‘Daytona’ çeliku me një fushë të bardhë dhe në rrip ka dy pllaka me shkronjën C (inicialet e fëmijëve Cristian dhe Chanel)”.