JOQ Albania
Home

Taulant Xhaka drejt largimit nga Bazeli, e do një tjetër ekip i njohur europian
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/06/2020 17:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Taulant Xhaka është nxjerrë në merkato nga skuadra e tij Bazel. Futbollisti shqiptar mund të ndryshojë ekip këtë verë, teksa pritet të vishet bardhezi.

Mesfushori pëlqehet shumë nga Beshiktashi i turqisë dhe drejtuesit e këtyre të fundit kanë nisur punën për të marrë në lojtarin shqiptar.

“Takvim” raporton se drejtuesit e Beshiktashit kanë nisur kontaktet me Bazelin dhe po mundohen të mbyllin marrëveshjen për Xhakën.

Gjithashtu thuhet se edhe vetë lojtari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në Turqi.

Mesa duket, atij i do i pëlqente ideja të luante për një ekip të madh si Beshiktashi në sezonin e ardhshëm dhe është shprehur i gatshëm për këtë lëvizje.