JOQ Albania
Home

Edhe Interi nis merkaton, gati akordi me futbollistin e Dordmund
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/06/2020 8:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas Juventusit, duket se është radha e Interit të bëjë goditjen e radhës të merkatos në Serinë A.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar thashethemet e fundit për Achraf Hakimi.

Sipas tij, Zikaltërit janë në pranë akordit me mbrojtësin maroken dhe gjithçka pritet të mbyllet shumë shpejt.

Hakimi është lojtar i Real Madridit, por ka qenë i huazuar te Dortmund këtë edicion ku ka pasur paraqitje impresionuese.

Beppe u shpreh:

Marrëveshja me Hakimin? Nuk e mohoj se jemi në një fazë të përparuar. Ausilio ka bërë një punë të shkëlqyeshme muajt e fundit, qëllimi i Suning është të shfrytëzojë mundësi të ngjashme për të përmirësuar skuadrën. Një tjetër blerje në të majtë? Do të shohim, jemi ambiciozë por duhet të merremi edhe me buxhetin”.