JOQ Albania
Home

Studimi: Gratë tërhiqen më pak nga burrat që dalin në foto profili me mace
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 17:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studim i ri i kryer nga studiues në Universitetin Shtetëror të Kolorados ka zbuluar se gratë kanë më pak të ngjarë të tërhiqen drejt burrave nëse ata pozojnë me një mace në profilet e tyre të takimit.

Studiuesit morën dy foto ku në njërën shfaqej një burrë me një mace në foton e profilit, dhe një tjetër që kishte dalë vetëm, ndërkohë në studim u përfshinë 708 gra të moshës 18-24 vjeç.

Më pas nga ato u kërkua që të jepnin vlerësimin e tyre për personalitetin e secilit që ishin në gjendje të perceptonin.

Rezultatet e pyetësorit treguan se burrat që mbanin macet konsideroheshin si më pak mashkullorë; më neurotikë, të këndshëm dhe të hapur.

Kur atyre iu tregua fotoja pa mace, 38% e grave thanë që ata kishin të ngjarë ose me shumë mundësi të takonin burrin në foto, ndërsa 37% thanë se do të konsideronin një marrëdhënie serioze me të. Ndërkohë, 9% e grave thanë se kurrë nuk do të mendonin të përfshiheshin me të.

Burimi:People|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania