JOQ Albania
Home

Marrëveshja shumë pranë, Tyson Fury dhe Anthony Joshua bëhen gati për duelin historik
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/06/2020 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa kohësh flitet për një duel të mundshëm mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, dy britanikëve që aktualisht kanë të gjithë titujt e kampionit në peshat e rënda.

Së fundmi, lidhur me duelin e mundshëm ka folur edhe promotori britanik, Eddie Hearn, i cili ka thënë se marrëveshja është shumë afër.

Ai tha:

Pjesa e madhe është kryer, pra aspekti financiar i marrëveshjes. Ne të gjithë po ecim përpara. Kemi folur për thuajse të gjitha elementet e marrëveshjes. Të gjithë duam të bëjmë duelin më të madh të të gjitha kohërave. Përgatituni për vitin 2021”.

Fillimisht, Anthony Joshua do të ketë punë me Kubrat Pulev, kurse Tyson Fury me Deontay Wilder. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe dyshja marrin fitore, atëherë dueli mes tyre duket se do të jetë i pashmangshëm.