JOQ Albania
Home

Aksidenti i frikshëm në Astir, dëshmitari e konfirmon: Shkak i përplasjes u bë trajleri i Lali Erit!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një mjet taksi u përplas me një motor dhe më pas me një kamion.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur disa persona, njëri prej të cilëve u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit.

JOQ Albania raportoi më herët se makina u përplas keq me trafikndarësen, duke e ndarë më dysh atë.

Po ashtu, njëri prej dëshmitarëve tha se faji është i shtetit që lejon të kalojnë trajlerat e kamionët për punime dhe ndërtime në mes të rrugës, duke u bërë kështu burim aksidenti.

Ndërkohë, në lidhje me aksidentin e rëndë një tjetër dëshmi ka mbërritur në redaksinë tonë, ku një qytetar konfirmon se një person ka mbetur i plagosur rëndë në aksident dhe ndodhet në reanimacion.

Ai konfirmon gjithashtu se shkak i aksidentit u trajleri i Bashkisë së Tiranës, duke shtuar se mjeti i tonazhit të rëndë pengonte dy korsitë e rrugës.

Sipas tij, taksia u fut në parakalim, por u bllokua nga trajleri, duke u përplasur më pas me një motor dhe trafikndarësen.

Ai ka dërguar edhe pamje nga vendngjarja, ku shihet skena e aksidentit.

Dëshmia e qytetarit për JOQ:

Pershendetje joq nga aksidenti ne astir te unaza e re. Shkak i aksidentit u be nje trajler pune i kryebashkiakut tone te famshem. Nje person ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Trajleri pengonte dy korsite e rruges. Taksiu futet ne parakalim dhe bllokohet nga trajleri dhe ngulet neper blloqet e betonit qe sherbejn si trafik ndares. Ne aksident u perfshi dhe nje motor.