JOQ Albania
Home

Shënohet viktima e 59-të e koronavirusit në Shqipëri, ndërron jetë një tjetër pacient tek Infektivi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/06/2020 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i konfirmuar me Covid-19 në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Shkodra, i cili ndodhej i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se gjendja e të ndjerit ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit si pasojë vështirësive në frymëmarrje.

69-vjeçari vuante edhe nga hipertensioni dhe është viktima e 59-të e koronavirusit në Shqipëri.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.