JOQ Albania
Home

India ndalon TikTok dhe 58 aplikacione të tjera kineze pas konfliktit të ashpër kufitar
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29/06/2020 21:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

TikTok është një nga 59 aplikacionet që është ndaluar në Indi pas vdekjes së 20 ushtarëve indianë në një mosmarrëveshje kufitare me Kinën, në fillim të këtij muaji.

Aplikacioni kinez TikTok, në pronësi të Bytedance, bashkohet me Shfletuesin UC të Alibaba-s dhe ËeChat të Tencent-it, midis aplikacioneve të tjera, për t'u ndaluar nga qeveria indiane të hënën, e cila u shpreh e shqetsuar në lidhje me sigurinë.

Në një deklaratë, ministria e teknologjisë së informacionit në Indi tha se aplikacionet janë paragjykuese për sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen, sigurinë e shtetit dhe rendin publik.

Ministria thotë se disa ankesa për vjedhje të të dhënave dhe shkelje të intimitetit çuan në vendimin për ndalimin e 59 aplikacioneve, megjithëse nuk është konfirmuar një datë e caktuar.

Vlerësohet se 120 milion njerëz në Indi përdorin TikTok, gjë që e bën vendin tregun më të madh ndërkombëtar për aplikacionin.

Kjo nuk është hera e parë që TikTok është ndaluar në Indi.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania