JOQ Albania
Home

Qytetari i varfër bën gjestin e madh, dhuron para për 41-vjeçaren e sëmurë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30/06/2020 0:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një apel rrëqethës për ndihmë mbërriti pak ditë më parë në redaksinë e JOQ Albania, ku një grua 41-vjeçare, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë kërkoi ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Xhenuina Berisha, nënë e dy vajzave, u diagnostikua me sëmundjen Endometrioza, e cila i ka shkaktuar një plagë të madhe në trup, që nuk i është mbyllur pavarësisht kryerjes së disa ndërhyrjeve.

Prej plagës, gruaja është duke humbur shumë gjak. Mes dhimbjes ajo kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve për t’u kuruar në Turqi. Ajo u shpreh se i nevojiteshin 20 mijë euro.

JOQ Albania ishte në banesën e Xhenuinës, ku ajo rrëfeu të gjithë kalvarin e gjatë disa-vjeçar të vuajtjeve që ka përjetuar si pasojë e sëmundjes së rëndë.

Pasi e publikuam videon rrëqethëse në faqen tonë në Facebook, shumë qytetarë u solidarizuan me dhimbjen e Xhenuinës, ndërsa nuk munguan edhe ata që ndihmuan financiarisht.

Në një prej komenteve që spikat, ishte ai i një qytetari, i cili shprehet se është baba i dy fëmijëve të vegjël, ndërsa tregon edhe vuajtjet dhe padrejtësitë që i ka bërë jeta.

Ai thotë se tërmeti i 26 nëntorit i shkatërroi shtëpinë dhe tani jeton me qira, por është i papunë.

Por pavarësisht gjithë këtyre halleve, vuajtjeve, varfërisë dhe problemeve që ka, qytetari i cili mban emrin Hasan në Facebook, ka bërë një gjest të madh për 41-vjeçaren që ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, duke dhuruar 20 mijë lekë të vjetra për të.

Ndonëse i varfër, qytetari

Komenti i tij:

Pershendetje Moter e lus Allahun qe ti te behesh mire ti rrisesh ato femi e ti shkollosh e ti martosh e te jesh e lumtur 🙏 une qe po te shkruaj jam nga kruja jam veti 4 pa pun me dy femi te vegjel 2 vjec e 8 mujshe me shpi me qera sepse termeti me shkatrroj gjithcka une nga buka e kalamajve te mi do te dhuroj tani 20 mi lek te vjetra e di qe jan shum pak por ishalla me ndimen e zotit te gjith shiptaret nga pak kam besim qe do bohen vec ti te sherohesh e te jetosh e lumtur Allahu te dhash forc 🙏

Apeli i Xhenuinës në JOQ disa ditë më parë:

Unë quhem Xhenuina Berisha dhe desha të ndaj me ju një histori teper të dhimbshme për mua. Unë vuaj nga nje sëmundje që quhet Endometrioza.Kjo sëmundje ka nisur 6 vite me parë mbas shumë shtrimesh ne spital,analiza mjekime dhe dhimbje shumë të forta. Unë ju nënshtrova një laparaskopie qe nuk u diaknostikua sëmundja dhe mbas saj u krye ndërhyrja e dytë, ku mua mu hoqën mitra dhe vezoret sepse semundja i kishte shkatërruar dhe mbas atij operimi gjendja ime vazhdoi te ishte goxha e rendë. Sëmundja vazhdonte të zhvillohej dhe plaga u ça dhe ne këto 6 vite ne trupin tim janë kryer 9 ndërhyrje por pa sukses .Dhe perfundimi i gjithë kësaj vuajtje dhe rreziku për jeten ishte që ne Shqipëri kjo semundje dhe nje nderhyrje tjeter nuk mund te behet më dhe plaga ndërkohë vazhdon te jetë e hapur me gjithë perpjekjet që bën mjekët .Unë humbas shumë gjak nga plaga qe kam në bark dhe shpesh shtrohem në hematologji ku mar gjak.Mbas 6 viteve luftë për ta mposhtur këtë sëmundje unë po drejtohem te ju që të lexoni këtë histori. Ju lutem më ndihmoni në anën financiare që unë ti drejtohem nje spitali ne Turqi të cilët marin përsipër operimin dhe kurimin tim, per 20 mije euro. Ju lutem dhe një herë të gjithë njerëzve që të më ndihmojnë me sa të munden qe dhe une te jetoj dhe të rris dy vajzat e mia .

Intervista me nënën e dy fëmijëve:

Xhenuina Berisha ka nevojë për ndihmën tonë

Xhenuina Berisha ka nevojë për ndihmën tonëNr. Telefoni: 069574 2219Banka: Raiffeisen Bank SH.AIBAN: AL13202111540000000010952640Kodi SWIFT: SGSBALTX

Publiée par JOQ Albania sur Lundi 29 juin 2020