JOQ Albania
Home

Me bluzën e Kombëtares dhe faqet “buçko”, Alvin Berisha vjen në Shqipëri
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 7:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alvin Berisha, është vogëlushi i cili preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, por jo vetëm, pasi mbahej i izoluar në një kamp në Siri.

Më vonë ai u shpëtua dhe u bashkua me familjen e tij.

Së fundmi duket se Alvini ka ardhur në Shqipëri. Ai ka mbërritur në Durrës dhe babai i tij, Afrimi ka publikuar disa foto në Instagram.

Siç shihet edhe nga fotot duket një ndryshim i madh në paraqitjen e Alvinit ku përveç buzëqeshjes në fytyrë, ka shtuar disa kilogramë gjatë kësaj periudhe dhe kjo tregon se gëzon shëndet të plotë.

Kujtojmë se Alvini, pas largimit nga kampi Al Hol, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Ai mbeti i plagosur gjatë një shpërthimi në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij.