JOQ Albania
Home

Me 1 korrik BE do të hap kufijtë për 14 vende, por jo edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30/06/2020 8:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Maqedonia e Veriut nuk është në listën e vendeve, qytetarët e së cilës do të lejohen të hyjnë në Bashkimin Evropian kur të rihapë kufijtë e saj të jashtëm të mërkurën.

Edhe pse Brukseli ka njoftuar më parë planet për hapjen e kufijve evropian me Ballkanin Perëndimor më 1 korrik, vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë në listën e 14 vendeve “të sigurta” në rajon. Përveç tyre edhe qytetarët e Algjerisë, Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Marokut, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguajit do të lejohen të hyjnë në BE.

Nga BE njoftojnë se lista do të rishikohet çdo dy javë. Siç pritej, SHBA, Rusia dhe Kina nuk ishin në listë. Brukseli ka shprehur gatishmërinë për të përfshirë Kinën, por vetëm nëse ofron një marrëveshje reciproke të udhëtimit për banorët e BE-së.

Anëtarët e Bashkimit Evropian më parë kanë hequr kufizimet e brendshme të udhëtimit.