JOQ Albania
Home

Sekuestrohen 40 milionë euro drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 8:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sasi prej rekord prej 3 ton e gjysmë drogë është kapur së fundmi në Itali. Droga e kapur ka qenë e llojit kokainë dhe kanabis.

Operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative ka çuar në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë, ndërsa vlera e drogës së kapur llogaritet të shkojë në 40 milionë euro.

Mësohet se 10 të arrestuar janë në Shqipëri, në zonën e Vlorës dhe Tiranës. Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi".

Gjatë hetimeve janë sekeustruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Ndërkohë raportohet se arrestimet po vazhdojnë.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi ku do të marrë pjesë Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, Nënnryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, e Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale.