JOQ Albania
Home

Krizë rezultatesh, te Barcelona marrin vendimin përfundimtar për trajnerin Setien
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/06/2020 8:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata te Barcelona nuk është e qetë dhe shkak janë bërë mungesa e rezultateve. Skuadra katalanase zhvilloi një mbledhje urgjente për të diskutuar gjendjen aktuale të ekipit e cila nuk duket fare e mirë.

Pavarësisht krizës së rezultateve, bordi i ka dhënë mbështetje të plotë trajnerit Setien dhe nuk ka pasur asnjë ultimatum për pjesën tjetër të sezonit, raporton RAC1.

Në takim ishin pjesëmarrës presidenti Josep Bartomeu, CEO Òscar Grau dhe sekretari teknik Eric Abidal.

Gjatë ditës së sotme u përfol për një largim të mundshëm të Setien në fund të sezonit, por bordi i Barcës duket se do ta mbështetë deri në pikën e fundit ish-trajnerin e Betisit.

Barcelona luan mbrëmjen e sotme sfidën e radhës në kampionat dhe kundërshtari nuk është aspak i lehtë, pasi përballë është Atleletico Madridi e Diego Simeones.