JOQ Albania
Home

Ish mbrojtësi i Liverpoolit goditet me thikë dhe dërgohet me urgjencë në spital
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/06/2020 9:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Andre Wisdom ka përjetuar momente paniku dhe aktualisht është duke në spital pasi u godit me thikë dhe u grabit, teksa po vizitonte një të afërm në qytetin e Marseyside.

Sipas "The Sun", futbollisti i Derby Countyt është goditur me thikë pasi po dilte nga makina e tij. Për fatin e mirë, gjendja e tij është e qëndrushme dhe nuk ka rrezik.

Njoftimi i policisë:

Andre Wisdom ka qenë viktimë e një sulmi dhe grabitje. Ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.

Pretendohet se ky sulm ndodhi vetëm disa orë pasi Wisdom luajti në fitoren 2-1 të Derbyt ndaj Readingut të shtunën në kampionatin anglez të futbollit.