JOQ Albania
Home

Policia italiane publikon pamjet! Sasi e madhe droge në Sarandë, si u arrestuan 37 persona në Shqipëri dhe Itali?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 9:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë publikuar pamjet e aksionit policor antidrogë në Itali dhe në Shqipëri, ku në pranga ranë 37 persona.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga policia italiane, sasia e kapur e drogës është e madhe.

Ajo është sekuestruar edhe në Shipëri, në qytetin e Sarandës.

Kujtojmë se operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative ka çuar në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë, ndërsa vlera e drogës së kapur llogaritet të shkojë në 40 milionë euro.

Mësohet se 10 të arrestuar janë në Shqipëri, në zonën e Vlorës dhe Tiranës. Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi".

Gjatë hetimeve janë sekeustruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.