JOQ Albania
Home

Sërish të prekur me koronavirus në Krujë, konfirmohen 10 raste
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 9:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdojnë të shtohen rastet me koronavirus në Krujë. Së fundmi mësohte se janë shënuar 10 të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 34 testime dhe 10 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Ende nuk dihet sesi janë infektuar të prekurit me Covid-19.

Kujtojmë se ditët e fundit në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm edhe rastet, por edhe vdekjet me Covid-19. Deri më tani numërohen 59 viktima.