JOQ Albania
Home

Konfirmohen me koronavirus çifti i bashkëshortëve në Lezhë! Gruaja është edukatore, burri shet qofte
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një edukatore në Lezhë është infektuar me koronavirus. Gjithashtu pozitiv ka rezultuar edhe bashkëshorti i saj.

Mësohet se kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.

Gjatë kësaj periudhe kopështi nuk kishte frekuentim, ndërsa pritet dalja e tamponëve.

Alarmi është ngritur, pasi bashkëshorti i edukatores së kopshtit, që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.