JOQ Albania
Home

Vizita në Kosovë/ Rama i ngriti padi për shpifje, Ramush Haradinaj refuzon ta takojë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 10:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Rama është në ditën e dytë të vizitës në Kosovë. Edhe sot ai do të zhvillojë takime të shumta me lidera politikë, por duket se me njërin ka dalë “huq”.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj që mësohet se e ka refuzuar takimin.

Ky i fundit nuk pritet që të takohet me Ramën për shkak të një përplasjeje më herët rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi nga KM shqiptar në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

Rama sot do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, ai pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi akuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.