JOQ Albania
Home

Koronavirusi mbërrin në Drejtorinë e Shëndetit Publik, infektohet edhe shoferi i ambulancës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/06/2020 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Javët e fundit një numër i madh rastesh me koronavirus janë evidentuar në vendin tonë ndërsa i lartë është edhe numri i personave që humbin jetën prej pandemisë.

Disa institucione kanë mbyllur përkohësisht dyert pasi një pjesë e stafit ka rezultuar me covid-19.

Ditën se sotme në DSHP Durrës kanë rezultuar të infektuar dy punonjës të personelit shëndetësor dhe kjo ka bërë që institucioni të dalë jashtë funksionit.

Burime për Fax konfirmojnë se individët janë karantinuar në banesat e tyre.

Po ashtu i infektuar ka rezultuar edhe shoferi i ambulancës që transportonte punonjësit që bënin tamponët.